Categories Kuriozitete, Lajme

Pinte 2 litra Coca-Cola çdo ditë, humb jetën 34 vjeçarja shtatzënë

Amy Louise Thorpe ishte 15 javë shtatzënë kur v.diq nga një krizë epileptike, sipas mjekëve e shkaktuar nga varësia ndaj pijeve të sheqerta e të kafeinuara. Nëna e tre fëmijëve nga Zelanda e Re, pinte më shumë se 2 litra Coca-Cola e pije energjike në ditë, thuhej në raportin e mjekëve që hetonin për ngjarjen e fundit të vitit të shkuar. 34-vjeçarja ishte 15 javë shtatzënë kur vdiq dhe kishte një histori krizash epileptike, ku përfshihej dhe apnea e gjumit. I Fejuari i Thorpe e përshkruante atë si “e varur” ndaj pijeve me gaz, ndërsa një tjetër dëshmonte në polici se e ndjera pinte më shumë pije energjike në ditë “nga sa njerëzit normalë mund të pinë kafe”.

Raporti mjekësor thoshte gjithashtu se Thorpe ishte duhapirëse e shpeshtë. Në muajt para vdekjes së saj, doktorët i kishin rekomanduar Thorpe ndryshimin e mjekimit të epilepsisë pasi krizat i ishin shpeshtuar. Hetimet zbuluan se Thorpe kishte refuzuar ndryshimin e mjekimit apo testimet më të shpeshta në spital. Profesori i mjekësisë Hammond-Tooke tha se marrja e ekzagjeruar e pijeve të kafeinuara nga Thorpe ka kontribuar në vdekjen e saj . Ai tha për mediat: “Në rastin e zonjës Thorpe, mendoj se kafeina e ekzagjeruar ka kontribuar në daljen jashtë kontrolli të krizave epileptike. Marrja modeste e kafeinës në pije nuk ndikon në kontrollin e krizave por sasi të mëdha kanë efekte negative në shëndet”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME