Categories Lifestyle

Një banane në ditë mund të na shpëtojë jetën

Efektet pozitive në organizëm të një regjimi të shëndetshëm me fruta janë të njohur, por edhe mes vetë frutave dobitë që sjellin në organizëm janë të ndryshme. E duke studiuar dobitë e bananes, një grup shkencëtarësh në Universitetin e Alabamas dolën në përfundimin se një banane në ditë mund të na shpëtojë jetën. Sipas studiuesve, banania parandalon sulmet në zemër dhe mpiksjen e gjakut në tru.

“Ushqimet që përmbajnë sasi të mëdha potasiumi, si banania mund të parandalojnë bllokimet fatale të arterieve dhe enëve të tjera të gjakut”, thonë në raportin përfundimtar të tyre grupi i shkencëtarëve të Universitetit të Alabamas.

Studiuesit shpjegojnë se testimet janë kryer në një grup minjsh të ndarë në 3 kategori. Kategorisë së parë iu dha ushqim me sasi të ulët potasiumi, të dytit sasi normale dhe të tretit ushqim me nivel të lartë potasiumi.“Vumë re se në grupin e parë qarkullimi i gjakut tek minjtë ishte më i ngarkuar, më i vështirë, ndërsa në grupin e tretë arteriet ishin në gjendje perfekte, akoma më mirë se më parë”, thonë shkencëtarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME