Categories Showbiz

Një biografi e kengëtares të njohur Vlonjate Silva Gunbardhi e realizuar nga Eduart Pasha

Silva Gunbardhi u lind në Vlorë ku kaloi edhe fëmijërinë e saj në lagjen “Partizani”. Pasioni për muzikën ka lindur bashkë me të dhe ka kënduar që kur ishte në kopsht. Për herë të parë u ngjit në skenë tek festivali i fëmijëve me këngën “Dy motrat”. Në të dyja herët që ka marrë pjesë në festivalet e fëmijëve ka dalë me çmime. Në të parin me çmimin e tretë dhe në të dytin me çmimin e dytë. Ajo ka përfunduar dy universitete. Fillimisht studioi për mësuesi dhe më pas për drejtësi. Kur jetonte ende në Vlorë punoi në Teatrin “Petro Marko”, më pas u shpërngul në Tiranë për të vazhduar karrierën në muzikë. Karriera muzikore Dalja e parë përpara publikut të gjerë ishte në festival me këngën “Grise natën”, në duet me Aurel Thëllimin.

Në Festivalin e Këngës në RTSH, në vitin 2001, këndoi në duet me Kozma Dushin me këngën “Gënje por thuaj të dua”. Silva numëron disa videoklipe, ku i pari klip ishte “Plaku-Plaka”. Silva këndon Pop dhe Folk e midis tyre nuk veçon asnjërën, megjithëse karrierën e nisi me muzikën Pop. Ajo njihet edhe si tekstshkruese dhe i pari që shkroi ishte “I ndjej fjalët e hënës”, muzikën e të cilit e kompozoi po vetë dhe me të mori pjesë në festivalin “Këngët e Stinës”. Ajo ka njohuri edhe në violinë. Kompeticionet dhe çmimet Në karrierën e saj, Silva, numëron shumë bashkëpunime muzikore, dy albume dhe disa çmime. Abumi i parë “Plaku plaka” doli në vitin 2004 dhe i dyti “Trak e Truk” në vitin 2006. Ajo ka pasion pikturën. Të bërit shopping dhe përse jo punët në bujqësi janë të tjera pasione të artistes. Kohën e ka gjetur edhe për bamirësi. E ndjeshme ka qenë sidomos në rastin e fëmijëve me probleme shëndetësore. Ka dhuruar rroba, veshëmbathje dhe vlera monetare të konsiderueshme. Rasti më i fundit është ai i mbulimit të shpenzimeve për ndërhyrjen në sy të një djali 3-vjeçar. Jeta personale Silva është e martuar me reperin Dafi Derti.

Ata u njohën dhe u martuan në vitin 2013, dhe prej vitit 2015 janë prindër të një djali të quajtur Dalvi. Silva dhe Dafi kanë sjellë disa projekte muzikore me videoklipe së bashku. Albumet 2006: Trake truke 2005: Plaku, Plaka Kengët/Single 25 Tetor 2018: Kolazh dasme (feat Irini Qirjako) 22 Qershorë: Hajde Shqipe (feat Dafi) 11 Maj 2018: Fati[15] 12 Janar 2018: Marak (feat Defri)[16] 21 Korrik 2017: I Love You (feat. Dafi Derti) 17 Korrik 2017: Kolazh Dasme 2017: Digje Zemrën 2017: Lalushe (feat. Defri) 2016: Ding Dong[19] 2016: Bebeğim (feat. Serkan Kaya & Dafi Derti) 2014: Lule bardhë 2014: Kunatat 2014: Tequila (feat. Dafi Derti) 2014: Uromë baba 2014: Unaza 2014: Dije se të dua (feat. Nik-T) 2013: Rritu vajzë 2013: Vdeksha unë për syrin tënd 2013: Lemza 2012: Nënë e bijë (feat. Paro) 2013: Të ka lali shpirt (feat. Mandi Nishtulla & Dafi Derti) 2012: Djemtë e Vlorës 2010: Trak e truk 2010: Plaku, plaka 2009: Pyet zemrën (feat. Kelly) 2008: Të doja shumë 2007: Je ti 2006: Dua të jem 2001: Gënje! Por thuaj të dua (& Kozma Dushi)

Solli për ju Eduart Pasha Vlonjati

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME