Categories Lajme

Fushatë advokuese dhe lobuese nga Rrjeti “Riviera Blu” për shpalljen Park detar të Gjirit të Porto Palermos

Për të realizuar një fushatë advokacie dhe lobimi efektiv për Gjirin e Porto Palermos, shoqata “Për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit natyror”, zhvilloi në dt. 31.10.2019, trajnimin një ditor në Vlorë të titulluar: “Forcimi i kapaciteteve të rrjetit për komunikimin efektiv me median, në funksion të fushatës së advokacisë dhe lobimit për Gjirin e Porto Palermos”. Trajnimi u zhvillua nga eksperti i mjedisit z. Xhemal Mato, me një eksperiencë të gjerë në fushën e komunikimit me median.

Z. Nikollaq Dumani prezantoi punën dhe aktivitetet e realizuara nga shoqata në drejtim të advokacisë dhe lobimit që Gjiri i Porto Palermos të shpallet Zonë e Mbrojtur detare. Znj. Emirjeta Adhami, eksperte ujërsh pranë INCA-s prezantoi përfitimet që ka komuniteti nga menaxhimi dhe përdorimi i resurseve natyrore dhe kulturore që ka zona. Trajnimi u zhvillua në mënyrë interaktive dhe pati diskutime nga të pranishmit e sugjerime. Aktiviteti u publikua në median lokale Vlora News. Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e Inca Shqipëria dhe financimin e European Union in Albania.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME