Categories Sport

Vlorë/ Flamurtari në basketboll për Femra merr një tjetër fitore ditën e sotme, mposht Tiranën (Foto)

Flamurtari-Tirana 105-61 Formacionet! Flamurtari: Palko,Bej,Sanche,Spajic,Katic Të gatshme:Aliaj,Bleta,Memushi,Lloi,Plasa,Myrto,Rrapaj Tr:V.Toska Tirana:Verri,Mollaj,Sinani,Toska,Mehmeti Të gatshme:Kraja,Çobo,Merepeza,Cinga,Gjoni,Lugaj,Këlleci Tr:M.alibegaj Gjyqtarë:J.Muho/E.Tiko Perioda e parë:25-14 Perioda e dytë:27-17 Perioda e tretë:31-13 Perioda e katërt:22-17 Flamurtari ka arritur të marrë një tjetër fitore ditën e sotme teksa ka arritur të mposhtë Tiranën me rezultatin…

Vlonjatet dhe një herë kanë treguar se janë pretendentet kryesore për titullin e këtij sezoni.Ndeshja nisi me pikët e para të shënuara nga Flamurtari i cili kaloi në avantazh me një dypikësh mjaft të bukur. Skuadra e Tiranës bëri përpjekjet e saj për t’i vështirësuar lojën vendaseve, por nuk mundi t’ja arrijë pasi perioda e parë përfundoi 25-14.Me fillimin e së dytës pati freskime tek të dyja skuadrat,por pa shumë histori loja, pasi në fund të periodës së dytë rezultati u shënua 52-31.Me të njëjtin ritëm vazhdoi takimi teksa Flamurtari me shumë këmbëngulje e dëshirë mbajti po të njëjtin ritëm teksa dhe në periodën e tretë administroi shkëlqyeshëm, duke e çuar takimin në 83-44.Krejt përballja përfundoi 105-61 me Flamurtarin që tregon forcën nga ndeshja në ndeshje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME