Categories Showbiz

“Një ditë do kthehem”, dedektivi bën zbulimin tronditës: Tupac është gjallë, kam audio dhe foto

Një dedektiv privat ka pohuar se ka prova të forta se reperi i famshëm Tupac Shakur nuk ka vdekur, është gjallë dhe në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe se jeton në Belize.

Jimmy Poole ka qenë në kërkim të së vërtetës së vdekjes së Tupac, pasi kishte dyshime se e gjithë kjo ishte e sajuar dhe se ai ishte shumë mirë dhe jetonte në fshehtësi. Dyshimet thotë ai, i lindën edhe më shumë kur zbuloi se policia në Las Vegas ende e ka të hapur dosjen e tij, pavarësisht se u raportua se u qëllua për vdekje më 13 Shtator 1996.

Poole i tha “Mirror Online” se kishte informacione të reja që tregojnë se reperi është gjallë dhe mirë dhe jeton në Amerikën Qendrore, në Belize.

Hetuesi ka zbuluar një fotografi të re të reperit në kanalin e tij në YouTube, dhe shprehet i bindur se është e vërtetë. Fotografia tregon Tupac, rreth moshës 40 vjeç, duke pozuar me një fans në një restorant.

Fansat e yllit të muzikës nuk janë aq të bindur se ai është gjallë, madje kanë komentuar se foto është e montuar pasi koka nuk përputhen me pjesën e qafës.

Poole gjithashtu ka publikuar edhe një audio në të cilën pretendon se ka folur me Tupac. Në transkriptin e tij, Pool pretendon se Tupac thotë: “Zoti është i madh dhe me lejoi që të kthehem në moshën 40-vjeçare. Dreqi e mori njerëz, jam mirë, nuk kam probleme me asnjë njeri, unë uroj vetëm paqe dhe lumturi. S’kisha ku të shkoja tjetër, askush nuk donte të më merrte. E vetmja gjë që kam menduar ka qenë se një ditë do të kthehem”.

Poole beson se audio është e vërtetë dhe po punon për vërtetimin e fotografisë, ndërsa thotë se kjo ishte pjesë e synimeve të reperit… për të dërguar një mesazh për fansat e tij dhe për t’i bërë të ditur se ai po planifikon një rikthim. Megjithatë këto janë vetëm pretendime nga dedektivi. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME