Categories Lajme

Një ditë pas lirimit të 3 policëve, sulmohet me granatë dore komuna e Mitrovicës së Veriut

Gjatë natës është sulmuar me granatë dore ndërtesa e komunës së Mitrovicës së Veriut. Policia e Kosovës ka njoftuar se janë shkaktuar disa dëme materiale në dy makina zyrtare.

“Në orët e vona të mbrëmjes nga person/a të dyshuar është sulmuar me mjet shpërthyes Komuna në Veri të Mitrovicës. Bazuar në informatat zyrtare dyshohet se në oborrin e objektit komunal në Mitrovicë, afër hyrjes së objektit është hedhur një mjet shpërthyes, i cili dyshohet të ketë qenë granat dore, me ç ‘rast ka shkaktuar disa dëme materiale në veturat zyrtare”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Bëhet e ditur se nuk ka persona të lënduar, ndërkaq ngjarja po hetohet nga organet kompentente

“Fatmirësisht nuk raportohet për lëndime në njerëz, përveç dëmeve materiale të shkaktuara në dy vetura zyrtare të policisë. Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti, ‘kryerja e veprës terroriste’. Policia e Kosovës, do të vazhdojë të angazhohet në ofrim të sigurisë dhe parandalim të akteve të tilla kriminale ndaj zyrtarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se shpërthimet vijnë pas lirimit të tre policëve të Kosovës gjatë ditës së djeshme. Ndërsa, zyrtarët serbë theksuan që do të luftojnë për lirimin e të arrestuarve serbë në Kosovë, të cilët, sipas tyre, janë vënë në pranga pa asnjë provë gjyqësore, pavarësisht se disa prej të arrestuarve njihen për krimet e kryera në veri të vendit dhe sulmet ndaj KFOR-it në datë 29 maj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME