Categories Lajme

“Për pesë minuta seks ai jep tenderin!”/ Sejamini “shpërthen” ndaj Gjicit: Kryetari zbërthen zinxhirin, administrata i bindet!

Neritan Sejamini ka folur për skandalin Gjici, ku ish kryebashkiaku i Kukësit shfaqet në një video erotike me një shtetase, me të cilën më pas bisedon për një projekt që do të financohej nga Bashkia.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sejamini deklaroi se problemi thelbësor në këtë çështje, nuk është dyshimi që Gjici mund të ketë rënë në kurth, por fakti se ai shkëmben favore në këmbim të marrëdhënieve seksuale dhe se ishte i papërshtatshëm për detyrën që mbante. Analisti vuri gjithashtu në dyshim tenderat që Gjici ka marrë nga shteti dhe foli për faktin se administrata i bindet verbërisht kryetarit pa vënë në pikëpyetje kërkesat e tij, siç dëshmoi ky rast.

“Kemi një kryetar bashkie që për pesë minuta merr favorin seksual dhe jep tenderin.

Në mes të Tiranës pastrohen paratë e krimit. Ti the (i drejtohet Lorenc Vangjelit) që krimi dhe politika dhe biznesi janë bërë bashkë. Janë bërë bashkë brenda Tiranës. Po flet për hipotezë, tani të flasim për faktet.

Një biznesmen, që bëhet kryetar bashkie nga hiçi, pastaj merr tendera pafund, pastaj i vjen një femër dhe direkt zbërdhen zinxhirin, pastaj administrata operon si organizatë kriminale me urdhër nga shefi.

Si u bë një biznesmen kryetar bashkie? Si merr tendera nga shteti? Pse e gjithë administrata i bindet kryetarit?

Nëse një njeri është i dobët dhe ul zinxhirin e pantallonave, ai është i shantazhueshëm. Nëse pi alkool, luan bixhoz, është i shantazhueshëm. Ndaj një zyrtar publik nuk duhet të jetë kështu”, tha ndër të tjera Sejamini.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME