Categories Kuzhina

Një ëmbëlsirë ideale për festën e Halloween-it

Duke qenë se jemi ne prag te festes së Hallowen-it , kuzhinieri Xhulio , ka menduar të na sjell pranë tryezave një ëmbëlsirë me bazë biskote dhe me krem të butë .

Pergatitja e saj eshte shume e thjeshte dhe ne kete menyre do te vleresoni kete embelsire te vecante me kunguj, nje perime sezonale e shijshme dhe e pasur me veti . Kjo ëmbëlsirë me arome te mire dhe delikate , padyshim do te ishte më idealja per te shoqeruar ate festë.

•Përbërësit:
-320gr tul kungull
-170 gr biskota te thata
-160 gr gjalpë
-520gr Philadelphia
-1 bustinë vanilje
-200 gr sheqer
-120 gr kos
– 2 dl qumësht
-4 kokrra vezë
– karamel
•Përgatja:
1-Presim tulin ne kuba te vegjël, e përziejmë me qumësht dhe 55 gram gjalpë per 20 minuta . I trazojmë me mikser derisa të perfitojmë nje pure .
2-Copëtojmë biskotat dhe i kthejmë në pluhur , i perziejmë me 120 gram gjalpë të shkrirë në një tenxhere .Kur të kemi marre një masë homogjene , i vendosim ne frigorifer per 40 minuta .
3- Më pas miksojmë philadelphia-n , kosin, sheqerin dhe vaniljen .
4-Marrim një tepsi , e lyejmë me gjalpë , e sperkasim me miell dhe përhapim aty biskotat me gjalpë me anën e nje luge .Mbi këtë perberje hedhim purenë me philadelphia dhe së bashku me kungullin i vendosim në frigorifer per disa orë . Dhe detaji i fundit eshte sperkatja me salce karameli mbi cheesecake-n me kungull./Kuzhinieri Xhulio Meta

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME