Categories Lajme

Një grua për herë të parë Presidente e Greqisë, ja kur votohet në Kuvend

Të mërkurën më 22 Janar, parlamenti grek do të votojë për gruan e parë presidente në historinë e vendit. Katerina Sakelaropulu është kryetare e Këshillit të Lartë të Shtetit nga maj 2018, me vendim të qeverisë SYRIZA.

Propozimi i kryeministrit Micotakis duket se do të miratohet lehtë nga opozita, përveç partisë komuniste KKE që është deklaruar kundër. Katerina Sakelaropulu, gjykatëse e lartë dhe pjesë e Këshillit të Lartë të shtetit shërben në drejtësinë greke prej 36 vjetësh.

Me propozim të qeverisë SYRIZA është gruaja e parë që zgjidhet të drejtojë Këshillin e Lartë të Shtetit. Sakelaropulu ka kundërshtuar hapur vendime të gabuara të qeverive, madje një ndër personalitetet më të aktivizuara kundër ndryshimeve klimaterike.

Gjithashtu, ajo është shprehur kundër anulimit të dhënies së nënshtetësisë greke tek brezi i dytë i emigrantëve, duke e konsideruar ndërhyrjen e atëherëshme të deputetëve të partisë Demokracia e Re, krejtësisht të padrejtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME