Categories Showbiz

Një histori dashurie në Eurovizion, Anxhela Peristeri zbulon këngëtarin që u fiksua pas saj

Anxhela Peristeri ka përfaqësuar vendin tonë në Hollandë me këngën ‘Karmën’, e cila arriti që të ‘ndezë’ skenën me performancën e saj, duke marrë komente pozitive nga mediat dhe jo vetëm.

Brian Malouf, nja nga producentët më të njohur amerikanë, që ka punuar me Michael Jackson, Madonna-n, Selena Gomez and Miley Cyrus dhe artistë të tjerë me famë botërore, ka vlerësuar maksimalisht këngëtaren shqiptare dhe e ka renditur atë në vendin e parë në Top10.

“Kënga është përrallore, produksioni është përrallor, e dua. Do të më pëlqente ta dëgjoja në një duet me Andrea Bocelli. Një vokal i shkëlqyer, produksion i shkëlqyer dhe një këngë shumë e mirë!”, ka shkruar Malouf për “Karma”.

E ftuar mbrëmjne e kësaj të shtune në Soiree në ABC, Anxhela ka folur për eksepriencën e saj dhe ka falenderuar producentin e njohur Brian Malouf në Soiree.

“Një falenderim sigurisht që do ja dërgoj. Për mua ishte një vlerësim shumë i madh sepse është një nga producentët më të mëdhenj në Amerikë. U gëzova shumë kur pashë emrin tim të parin. Biles e pashë edhe njëherë nëse isha unë apo jo. U ndjeva vërtet shumë mirë”, është shprehur Anxhela.

Të tjera komplimenta ka marrë edhe nga këngëtari i Polonisë në Eurovizion, Rafal i cili mesa duket e ka pëlqyer këngëtaren shqiptare dhe shkonte për ta takuar shpesh.

“Ishte një skenë shumë e bukur që Anxhela nuk e ka parë. Anxhela po grimohej në dhomën e grimit se ne kishim dressing room-in tonë me flamurin dhe një nga miqtë e mi në Eurovizon më thotë që dikush po pret tek dera juaj. Shoh që ishte Rafal. Rrinte mbrapa derës dhe i binte derës. Ka qëndruar aty 5 minuta”, ka treguar Ardit Çuni duke qeshur.

Ndër të tjera Anxhela ka treguar se në skenën e Eurovizion lindi edhe një histori dashurie.

“Një histori dashurie ndodhi në Eurovizion me këngëtarin e Norvegjisë dhe me këngëtaren  e Azerbaijan. U diskutua, por nuk mori përmasat që merr në Shqipëri, që merren vetëm me atë”, zbuloi Anxhela.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME