Categories Showbiz

Kënga Magjike, shpallet çmimi i parë nga juria e festivalit

Çmimi Best News Artist në këtë edicion të 22-të të festivalit Kënga Magjike, shkoi për grupin Urban Band me këngën “Edhe një natë”.

Emrin e fituesit e shpalli anëtari i jurisë së festivalit, Arben Skënderi.

Kemi hasur një nivel shumë të lartë artistik tek gjithë kategoria New Artist këtë vit, ka qenë shumë e vështirë për ne deri në këtë moment që po e them unë. Tashmë vendimi është marrë, mua më duhet vetëm ta them.

Po përfitoj nga rasti për një gjë të vogël.

Do doja shumë dhe do donim shumë të gjithë që në vitet e ardhshme, që nga viti i ardhshëm, të shihnim të rinj me një energji tjetër, me një energji që i këndojnë jetës, dashurisë, një energjisë që i përkon brezit të tyre, të ardhmes së tyre, muzikës, artit dhe të kënduarit të jetës në këtë formë.

Kemi vendosur që këtë vit çmimin e parë, çmimin New Artist, t’ia japim Urban Band”, tha Skënderi.

Djemtë e Urban Band triumfuan në mesin e 16 artistëve të rinj që konkurruan përgjatë dy netëve gjysmëfinale të këtij festivali.

Ndryshe nga edicionet e kaluara, “Kënga Magjike” nuk do të ketë çmime për të gjithë finalistët, por vetëm 3 çmime: Best New Artist, Best International Artist dhe sigurisht të gjithë në ethe për çmimin e madh, Kupën Magjike!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME