Categories Sport

Champions League/ Magjia e Kai Havertz, Chelsea është kampione e Europës

Për të dytën herë në historinë e tyre, Chelsea shpallet kampione e Europës.

Skuadra e Thomas Tuchel, i cili e kishte finalen e dytë radhazi, fitoi minimalisht me shifrat 0-1 ndaj Manchester Cityt falë një goli të Kai Havertz, blerjes më të shtrenjtë verës së shkuar (80 milionë euro). 21-vjeçari u bë gjermani i më i ri në histori, që shënon në një finale të Champions.

Pjesa e parë nisi dhe vazhdoi shumë aktive për të dy skuadrat dhe mesfusha “nuk ekzistonte”, pasi sfera transferohej menjëherë nga porta në portë. Chelsea ishte e vendosur më mirë në mbrojtje dhe Manchester City e rrezikoi pak portën e Mendy.

Nga ana tjetër, kampionët e Anglisë e nisën me shumë lojtarë ofensivë nuk kishin ekuilibrat e duhur dhe u rrezikuan shumë nga Chelsea, që gjeti golin e avantazhit në minutën e 42-të me Kai Havertz, pasi kishte rrezikuar më parë me Timo Werner.

Tre minuta më parë ishte larguar nga fusha Thiago Silva i dëmtuar, por kjo nuk përberi ndryshime në fushë për blutë. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e londinezëve. Në pjesën e dytë topi ishte në pjesën më të madhe në këmbët e Manchester Cityt, që pësoi një goditje të rëndë, kur De Bruyne u dëmtua në fytyrë dhe iu desh të linte fushën.

Skuadra e Guardiolas bëri maksimumin për të çarë rrethimin para portës së Mendy dhe krijoi disa raste, më flagranti me Foden, por në fund porta qëndroi e paprekur dhe gjeniu spanjoll humbet kështu finalen e parë të Champions League në karrierën si trajner dhe dështon sërish të fitojë Kupën me veshë të gjatë që nga largimi nga Barcelona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME