Categories Lajme

Një humbje jete, 30 raste të reja

Një viktimë dhe 30 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 14 raste, duke vijuar me 4 raste në Elbasan, 3 raste në Lezhë, 2 raste në Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Kurbin, Korçë, Librazhd, Sarandë, Delvinë, Kuçovë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin Infektiv, nuk e ka fituar dot betejën një qytetar 74 vjeç nga Kurbini, i cili nuk ishte vaksinuar ndaj Covid-19.

Aktualisht janë 321 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Vihet re një rritje e rasteve të pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim të specializuar 17 pacientë. Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,174 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME