Categories Lajme

Një i vdekur dhe dy të plagosur, dyshohet se i ndaluari i vuri flakën dyshekut në komisariatin e Kamzës

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vatra e zjarrit që shpërtheu në Komisariatin nr. 5 në Kamëz.

Flakët i kanë marrë jetën një personi të ndaluar dhe ndërsa një polic është në gjendje kritike për jetën.

Paraprakisht dyshohet se viktima Arben Mici i vuri flakën dyshekut të qelisë.

Mendohet se këtë gjë ai e bëri pasi këtë të shtunë u njoh me vendimin e gjykatës për masën e sigurisë, ku ai do të lihej në arrest me burg për dhunë në familje.

Informacion mbi zjarrin e rënë në Komisariatin Nr. 5. Kamëz, të Drejtorisë së Policisë Tiranë:

Sipas informacioneve të fundit marra nga Salla Operative e Drejtoris së Poklicisë Tiranë si dhe nga MZSH e Bashkisë Kamëz, konfirmohet se në orën 20.56, në dhomat e ndalimit të Komisariatit nr 5, në Kamëz, ra një zjarr i menjëhershëm.
Dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga djegja e batanijeve të njërës dhomë.
Dhomat e paraburgimit të këtij komisariati ndodhen nën nivelin 0.
Pra Kati -1.
Menjëherë u njoftuan forcat e MZSH së Bashkisë Kamëz të cilët duke u favorizuar nga afërsia e këtij stacioni me komisariatin ndërhynë menjëherë për të shuar zjarrin dhe së bashku me forcat e policisë të bënin nxjerrjen nga dhomat të personave të ndaluar.
Brenda një kohe më pak se 15 minuta zjarri u shua.
Ndërkohë të ndaluarit Arben Mici dhe Dilaver Idrizi së bashku me pononjësin e policies Hajredin Boja që ishte shërbim roje në turn, u dërguan menjëherë në spital për tu dhënë ndihmën e parë pasi pësuan dëmtime serioze nga asfiksimi.

– Pas kësaj konfirmohet se i ndaluari Arben Mici 27 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

– I ndaluari tjetër Dilaver Idrizi vijon të marrë ndihmën shëndetsore dhe është më I stabilizuar.
– Punonjësi i policisë Hajredin Boja është në gjendje të rënduar shëndetsore. Aktualisht ndodhet në intubim me oksigjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Austri/ E braktisën shoqëruesit në 2 600 metra lartësi, shpëtohet i riu në Alpet austriake! Nisin hetimet ndaj grupit

Një alpinist gjerman u shpëtua nga Alpet Austriake gjatë fundjavës, pasi u la pas nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Lezhë/ Ndërron jetë 16-vjeçari, u aksidentua me çiklomotor teksa kthehej nga shkolla

Një 16-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Finiq/ I vodhën 6800 eurot e kursyera për operacionin, e moshuara gjen banesën të shkatërruar: Autorët i marrin edhe bizhuteritë

Finiq/ I vodhën 6800 eurot e kursyera për operacionin, e moshuara gjen banesën të shkatërruar:…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME