Një lutje miqësore për Drejtorinë e Monumenteve dhe Muzeun Arkeologjik të Vlorës. Merreni këtë pllakë guri dhe vendoseni në mjediset tuaja, si një dëshmi nga Gurorja Antike e Ujit të Ftohtë!
Pas pak ditësh aty në bregdetin shkëmbor të Ujit të Ftohtë nuk do të mbetet më asnjë gjurmë nga shkëmbinjtë dhe Gurorja! Na e mbani një gur për t’ua treguar vetes dhe brezave!Se kush po pyet për ekosistemin e të tjera si këto! Të paktën një gur! Nga Ergys Alushi!

