Categories Sport

Vuante nga diabeti, ‘largohet nga jeta’ 33-vjeçarja e Formula 1

Një vajzë e cila punonte tek Formula 1 ra në gjendje komë pasi u verbua nga njëri sy dhe kishte veshka të dëmtuara. Khloe Atkinson ka ndërruar jetë 2 ditë pasi mbushi 33 vjeç në orët e para të 8 gushtit. Modelja me kohë të pjesshme ka pasur disa probleme shëndetësore dhe mësoi të jetojë me diabetin e tipit 1 për 10 vite.

Në shkurt ajo papritmas humbi shikimin në syrin e saj të djathtë dhe një javë më vonë u tha që kishte dështim të veshkave. Para se të vdiste Khloe kosumonte rreth 30 tableta në ditë dhe ishte në dializë në Spitalin Universitar Royal Stoke. Në një intervistë për mediat e huaja, para se të vidiste, Khloe ka treguar se diabeti jeton në familjen e saj. Babai, vëllai dhe gjyshërit e saj vuajnë të gjithë nga kjo sëmundje.

“Unë u diagnostikova në moshën 21-vjeçare dhe në atë moshë të gjithë miqtë e mi shkonin nëpër festa duke pirë kokteile dhe alkool, ndërsa unë kufizohesha. Diabeti është një vrasës i heshtur dhe ai vret organet tuaja pa e ditur ju”, është shprehur ajo. Një javë pas verbimit të syrit të djathtë, ajo përfundoi në spital në gjendje të rëndë dhe mjekët i thanë se veshkat e saj funksiononin vetëm  8% dhe dhe ishte shtruar në dializë derisa të gjente një donator. Për fat të keq vajza nuk gjeti një donator duke humbur jetën.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME