Categories Lajme

“Një mik i vyer i të gjithë atyre që e njohën”/ Vullnet Sinaj reagon për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos

Deputeti i PS Vullnet Sinaj ka reaguar për ndarjen e parakohshme nga jeta të Bashkim Finos, i cili e humbi betejën me Covid mëngjesin e sotëm. Në një reagim në rrjetet sociale, Sinaj shkruan:

“Shumë i dhimbshëm lajmi mbi largimin nga kjo botë të Bashkim Finos, i cili fatkeqësisht nuk e fitoi dot betejën ndaj COVID-19.Ish-kryeministër, deputet në disa legjislatura, funksionar i lartë, personifikonte kompromisin dhe bashkëpunimin, koleg shumë i dashur për të gjithë, një mik i vyer i të gjithë atyre që e njohën nga afër.Një figurë me peshë në Partinë Socialiste dhe një njeri që ka udhëhequr vendin në situata jo të zakonshme! Nuk do t’i harroj kurrë bisedat dhe idetë që shkëmbenim brenda grupit të Partisë Socialiste, ose në ato raste kur më ofronte këshilla të vlefshme!Ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve, miqve e kolegëve të Bashkimit! U prehtë në paqe!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.”

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.” Të rinjtë e Gjirokastrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME