Categories Bota

Një ndër më të fuqishmit në botë, zbulohet roli i shërbimit sekret në Ballkan

Shërbimi Sekret i Pakistanit, i njohur me shkurtesën ISI (nga anglishtja: Inter-Services Intelligence) llogaritet si një nga shërbimet sekrete më të fuqishme dhe më të rrezikshme në botë, bashkë me CIA-n amerikane dhe Mossad-in izraelit. Ky shërbim u bë i njohur në skenën ndërkombëtare në vitet e tetëdhjeta, kur u kishte dhënë përkrahje muxhahedinëve afganë kundër Bashkimit Sovjetik gjatë luftës në Afganistan.

Gjatë kësaj lufte, shërbimi ISI kishte bashkëpunuar ngushtë me Agjencinë Qendrore të Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara (CIA) për t’i trajnuar dhe financuar muxhahedinët me fonde amerikane, pakistaneze dhe saudite. Asnjë agjent i shërbimit serkret të Pakistanit nuk u kap gjatë atij konflikti.

ISI kishte ofruar më vonë përkrahje strategjike dhe shërbime të inteligjencës për talibanët afganë kundër të ashtuquajturës Aleanca Veriore Afgane në luftën civile të viteve të nëntëdhjeta. Shërbimi sekret ISI përbëhet nga dhjetë departamente. Secili departament ka detyra specifike për grumbullimin e të dhënave të inteligjencës. Një nga këto departamente, i quajtur Drejtorati SS, merret vetëm me vëzhgimin e aktiviteteve të grupeve terroriste që veprojnë kundër shtetit të Pakistanit.

Përpos në Afganistan, dyshohet se shërbimi ISI i Pakistanit kishte zbatuar një program aktiv të inteligjencës ushtarake gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë, nga viti 1992 deri më 1995. Besohet se ky shërbim i ka ofruar armë ushtrisë boshnjake, ndërsa kontigjenti boshnjak i ISI-së ishte organizuar me financimin e Arabisë Saudite. Kështu thotë historiani britanik, Mark Curtis.

Gjenerali pakistanez i asaj kohe, Javed Nasir, ka pranuar se pavarësisht embargos së armëve që Kombet e Bashkuara ia kishin vendosur Bosnjës, shërbimi sekret i Pakistanit, ISI, e kishte furnizuar ushtrinë boshnjake me armatim antitank dhe raketa.

Në vitin 2011, Tribunali Ndërkombëtar i Krimeve për Ish-Jugosllavinë kërkoi që ish-shefi i shërbimit sekret pakistanez të arrestohej për përkrahjen që ia kishte ofruar qeverisë boshnjake kundër forcave serbe. Sidoqoftë, qeveria pakistaneze kishte refuzuar që ta dorëzonte në këtë tribunal gjeneralin Nasir, duke u arsyetuar se ai ka shëndet të dobët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME