Categories Kuriozitete

Një perlë 8000-vjeçare prezantohet në Luvrin e Abu Dabit

Një perlë 8000-vjeçare, prezantuar si më e lashta në botë, do të ekspozohet për herë të parë për publikun duke nisur nga 30 tetori në Luvrin e Abu Dabit, njoftoi sot departamenti i Kulturës dhe Turizmit të emiratit. Quajtur “perla e Abu Dabit” dhe zbuluar nga arkeologët në ishullin e Marawah, në brigjet e kryeqytetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, kjo bizhuteri i përket Muzeut Kombëtar Zayed.

“Ajo do të prezantohet në Luvrin e Abu Dabit gjatë një ekspozite të titulluar “10 000 vitet e luksit” që do të zhvillohet nga 30 tetori deri më 18 nëntor”, sipas një komunikate të departamentit të Kulturës dhe Turizmit. Analizat e karbonit-14 kanë zbuluar se shtresat shkëmbore nga ku vjen perla datojnë 5600-5800 vjet para erës sonë, gjatë periudhës neolitike.

“Zbulimi i perlës më të lashtë në botë në Abu Dabi tregon qartë se një pjesë e madhe e historisë tonë të fundit ekonomike dhe kulturore i ka rrënjët e thella që datojnë që prej fillimit të prehistorisë”, konfirmoi Mohammed Khalifa al-Moubarak, kreu i departamentit të Kulturës dhe Turizmit në një komunikatë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME