Categories Lajme

Plagosi 28-vjeçarin/ Shokët e tij kundërshtuan po.licinë, tre të arr.estuar

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pas një sherri të ndodhur në zonën e Fushë Mëzezit në Tiranë. F.K 33-vjeç ka plagosur me mjete të forta një 28-vjeçar, i cili është dërguar për trajtim në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Së bashku me 33-vjeçarin janë arrestuar dhe dy shokët e tij për shkak se kanë kundërshtuar punonjësit e policisë. F. D., 39 vjeç; dhe H. H., 35 vjeç (të dy banues në Tiranë), kanë ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, punonjësit e “Forcës së Posaçme Shigjeta” të cilët do bënin shoqërimin e shtetasit F. K., për në Komisariat.

Njoftimi i policisë:

Plagos një shtetas për motive të dobëta me mjete të forta, vihet në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6. Në pranga dhe dy shtetas të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë që mos të arrestonin dhe shoqëronin në Komisariat autorin e plagosjes.

Nga specialistët për parandalimin dhe hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, i shtetasit:
– F. K., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Në vendin e quajtur “Fushë-Mëzez” ky shtetas për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe mjete të forta shtetasin A. D., 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe “Goditja për shkak të detyrës”, shtetasit:

– F. D., 39 vjeç;

– H. H., 35 vjeç (të dy banues në Tiranë).

Këta dy shtetas në momentin e arrestimit të shtetasit F. K., kanë ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, punonjësit e “Forcës së Posaçme Shigjeta” të cilët do bënin shoqërimin e shtetasit F. K., për në Komisariat. Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME