Categories Politike

Një rikthim i mundshëm në PD? Rudina Hajdari i vë kusht Bashës: Kthehem vetëm nëse…

Deputetja e kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari, ka thënë se ekziston një mundësi që ajo të kthehet në Partinë Demokratike, por ama me “kusht”. E ftuar në ‘Hard Talk’ tek Roland Qafoku, Hajdari tha se do kishte një rikthim nëse Basha zotohet të “luftojë” për një ndryshim sistemi dhe për të risjellë këtë forcë politike (PD) në këmbë. Qafoku: Nëse PD do iu bënte një ftesë që në zgjedhjet e vitit 2021 të ishit pjesë e asaj partie, me lista të hapura ose të mbyllura, do pranonit?

Hajdari: Do pranoja që zoti Basha të luftonte bashkarisht në atë tryezë për ndryshimin e sistemit. Pjesë e pazareve të tjera, unë nuk bëhem.

Qafoku: Pra, ju jeni duke thënë se nëse ndryshon sistemi ju ktheheni në PD?

Hajdari: Nëse ndryshon sistemi, atëherë hajde flasim. Nëse do kishte një rikthim nuk do ishte falë zemërgjerësisë së zotit Basha. Do ishte një betejë e cila ka frytet e saj dhe më pas do ecim bashkarisht për ta risjellë këtë forcë politike në këmbë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME