Categories Lajme

“Një skedar apo ndoshta dy-mënyrat e fotografimit” e artistit italian hap sezonin në muzeun “Marubi”

Ekspozita “Një skedar apo ndoshta dy – Mënyrat e Fotografimit” e artistitArmin Linke, kuruar nga Matteo Balduzzi hapi sezonin artistik në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër. Muzeu i Fotografisë Bashkëkohore i Milano-Cinisello Balsamo-s dhe Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” prezantuan ekspozitën e Armin Linke-s, një ndër artistët italianë më interesantë e të afirmuar në skenën ndërkombëtare.

Kjo ekspozitë është pjesë e projektit Immagini e testi – Notazioni visive, i promovuar nga Muzeu i Fotografisë Bashkëkohore së bashku me Armin Linke, falë mbështetjes së Italian Council (Edicioni V, 2019), program i Drejtorisë se Përgjithshme për Kreativitet Bashkëkohor të Ministrisë së Trashëgimisë, Aktiviteteve kulturore dhe Turizmit të Italisë për promovimin e artit bashkëkohor italian në botë. E pranishme në hapjen e ekspozitës, ministrja e Kulturës, Elva Margariti shprehu kënaqësinë që ky sezon i ri artistik nis pikërisht në Shkodër, në Muzeun Marubi, të cilin e cilësoi një prej muzeve tanë më të rinj dhe me më shumë vizitorë. Margariti theksoi se sezoni nis me prezantimin e veprës së një tjetër artisti që vjen nga Italia, i cili ndërthur imazhin me fjalën. “Në këtë mënyrë ky muze ndërthur të shkuarën e të tashmen dhe një hapësirë diskutimi mbi fotografinë dhe artin në përgjithësi. Uroj dhe shpresoj që vepra e Armin Linke të mund të gjenerojë të tjerë rrathë komunikimi dhe diskutimesh”, tha Margariti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME