Categories Kulture

Një Skënderbe në mes të Parmës, monumenti i parë në veri të Italisë

Marion Garda në  “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin në një lidhje me “Skype” ka folur për munumentin e Skënderbeut të vendosur në Parma i cili është realizuar nga shoqata kulturore shqiptare “Skanderbeg” në Parma. “Ne si shoqatë menduam ti dedikonim një momument Skëndërbeut që figura e heroit të mbetej edhe në veri të Italisë. Një kërkesë e bërë kohë më parë edhe pse proceduara nuk ishte e thjeshtë për faktin se duhet të mblidhje një komision. Ky është monumenti i parë që ngrihet në veri të Italisë”, u shpreh Gajda.

“Ishte parashkuar që në ceremoni të merrte pjesë kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, por për shkak të tërmetit që goditi vendin u detyrua të mos merrte pjesë. Në ceremoni ishin të pranishëm ambasadorja shqiptare në Romë dhe kryetari i Bashkisë së Parmës”, tha ai. Gjithashtu komuniteti shqiptar në Itali është solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti.

“Menduam që darkën tradicionale që bëjmë çdo fund muaji ta organizojmë si mbrëmje sensibilizimi për të mbledhur fonde për familjet e prekura nga tërmeti. Ende vazhdojmë të bëjmë sensibilizimin nëpërmjet faqeve tona dhe po kërkojmë të rikuperojmë disa tenda dimri. Në këtë fushatë u përfshi edhe lojtari i skuadrës së Parmës Kastriot Dermaku”, u shpreh ai. Në Parma janë hapur kurse të gjuhës shqipe për të huaj, ai sqaron se kjo ishte një kërkese e ardhur nga anëtarët italianë. Është një kurs i hapur dy vitet e fundit”, tha ai./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME