Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi rajonin e mesdhetar të Turqisë sipas agjencisë turke të katastrofave natyrore. Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti goditi brigjet e qarkut Datça në provincën jug-perëndimore të Turqisë, Mugla, në orën 02:22 të mëngjesit.
Epiqendra u regjistrua 5.8 kilometra nën sipërfaqe, dhe nuk raportohen viktima. Agjencia shtoi se kanë pasuar edhe gjashtë tërmete me magnitudë nga 4.1 deri në 5.6 ndodhën në Mesdhe.
