Categories Lajme

Një tjetër pandemi e re rrezikon njerëzimin, po vjen nga Danimarka

Danimarka po planifikon të vrasë të gjitha kafshët mishngrënëse që quhen vizona, pasi përhapen një mutacion të koronavirusit te njerëzit. Kryeministrja e vendit, Mette Frederiksen, tha se virusi i ndryshuar mund të përhapet në vendet e tjera dhe kjo do të ishte e rrezikshme për efektivitetin e vaksinës që po vjen.

“Ne kemi një përgjegjësi të madhe ndaj popullatës sonë, por me mutacionin që është zbuluar tani, ne kemi një përgjegjësi edhe më të madhe për pjesën tjetër të botës.”- tha ajo. Virusi i ndryshuar u gjet te dhjetëra njerëz që u infektuan nga vizonat. Ministri i Shëndetësisë,
Magnus Heunicke tha se, gjysma e 783 rasteve njerëzore me Covid-19 në veri të Danimarkës kanë të bëjnë me vizonat. Mike Ryan, kreu i programit të emergjencave për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, ka bërë thirrje për hetime shkencore. Kare Molbak, drejtor në qendrën kërkimore “Statens Serum Institut”, tha se skenari më i keq do të ishte një pandemi e re, që do ta kishte epiqendrën në Danimarkë.

“Kjo është arsyeja pse ne duhet ta marrim këtë shumë seriozisht.”-tha Molbak.
Ka 15-17 milionë vizona në Danimarkë, një nga eksportueset kryesore të leshit të vizonave në botë.
Sipas vlerësimeve të qeverisë, shkatërrimi i vizonave në të gjithë vendin mund të kushtojë deri në 785 milionë dollarë. / Burimi: Corriere della Sera

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME