Categories Lajme

Një tjetër shtet fut Shqipërinë në “listën e zezë”, asnjë shtetas shqiptar nuk mund të futet në vend

Suedia është vendi i radhës i Bashkimit Europian që ka vënë në zbatim rekomandimin e Komisionit për të ashpërsuar lëvizjen për shtetasit shqiptarë, për shkak të Covid.

Qeveria suedeze ka marrë vendimin që duke filluar nga dita e hënë, asnjë shtetas shqiptar nuk do të lejohet të hyjë në vend, përveç atyre që kanë arsye të forta, që janë kryesisht shëndetësore, ose bashkimi familjar.

Veç Shqipërisë, në këtë listë është përfshirë edhe Serbia, Armenia, Azerbajxhani, Brunei dhe Japonia. Komisioni Europian rekomandoi ashpërsimin e kufizimeve të lëvizjes së lirë me Shqipërinë, duke e kërkuar certifikatën e sigurisë për shtetasit shqiptarë.

Certifikata e lëshuar nga autoritetet shqiptare njihet nga BE. Veç të vaksinuarve me Pfizer dhe vaksina të tjera të autorizuara nga EMA, disa vende, si Holanda, Hungaria, apo Greqia njohin edhe ato të vaksinës kineze, CoronaVac.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME