Categories Lajme, Turizëm

Një tjetër shtet heq vizat me Shqipërinë/ Ju duhet vetëm pasaporta

Një tjetër shtet evropian ka hequr vizat me Shqipërinë… bëhet fjalë për Bjellorusinë. Dje Këshilli i Ministrave hoqi vizat mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë.

Me propozimin e Kryeministrit dhe Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Marrëveshja ishte nënshkruar më 27 dhjetor në Ambasadën e Bjellorusisë në Moskë, ku ambasadori shqiptar në Rusi, Arben Gazioni ka firmosur së bashku me homologun Vladimir Semashko. Ajo synon që të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve, të promovojë marrëdhëniet e biznesit dhe turizmit, si dhe të zgjerojë kontaktet kulturore e sociale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME