Categories Lajme

Një vit nga vrasja e Klodian Rashës/ Flet babai: Shteti të gjejë personin që vendosi armën, sa kohë që…

Mbrëmjen e 8 dhjetorit 2021 i riu Klodian Rasha u qëllua nga oficeri Nevaldo Hajdaraj, duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të banesës së tij.

Klodiani ishte parë në rrugë nga oficeri Nevaldo Hajdaraj, kohë kur kishte hyrë në zbatim ora policore, dhe menjëherë ky i fundit ishte nisur për ta ndjekur. Ndërsa Klodiani zgjodhi që të vraponte, nga pas shpine oficeri e q ëlloi me a rmën e shërbimit duke i marrë jetën.

Sot kur ka kaluar një vit nga vrasja e Klodian Rashës, babai i tij ka kërkuar nga shteti zbardhjen e ngjarjes dhe të gjejë personin që ka vendosur a rmën pranë të birit që sipas tij ka pasur qëllim “që fëmija të bëhej edhe k riminel”.

Në fjalën e tij para mediave, babai i Klodian Rashës paralajmëroi se nëse shteti nuk e vendos drejtësinë në vend, ai do ta bëjë vetë.

“Shteti, jemi banorë të këtij shteti, e ka detyrim e për detyrë atë që ndoshta s’e ka bërë deri tani ta bëjë, ajo është më esencialja që unë kërkoj, zbardhjen e inkriminimit që persona të caktuar apo segmente të caktuar u munduan që fëmijën ta përbaltin ta inkriminojnë e të arrijnë deri aty sa të vendosin dhe armën aty në fund që fëmija të bëhet edhe kriminel.

Sot është momenti të ia kërkoj shtetit që përbaltjen e djalit inkriminimin e atë vendosjen e a rmës aty bën mirë që shteti ta gjejë e ta cojë sa unë s’kam vendosur akoma për ta gjetur vetë. Lus Zotin që tragjedi e p lagë të tilla mos përjetojnë asnjë person”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME