Categories Sport

Një vit pa humbje, Liverpool është një ‘përbindësh’, Salah-Mane likuidojnë Sheffield-in

Humbja e fundit në kampionat ishte më 3 janar 2019-të. Liverpool arrin një tjetër rekord duke shënuar plot një vit pa humbje duke u shndërruar në një “përbindësh”. Viti i ri por Liverpool i vjetër. Djemtë e Jurgen Klopp e nisin 2020-tën me fitore e spektakël ashtu siç mbyllën vitin e kaluar. Liverpool dominoi dhe mposhti 2-0 në “Anfield Road” Sheffield Utd duke koleksionuar fitoren e 19-të në 20 ndeshje . Liverpool i ka fituar të 11-ta ndeshjet e luajtura në shtëpinë e tij. Ndaj skuadrës surprizë të këtij edicioni në Premier League vendosën golat e dyshes Salah e Mane nga një për çdo pjesë.

Liverpool rikthehen në 13 pikë diferencën me Leicester City  të vendit të dytë dhe është edhe një hap më pranë titullit kampion që mungon prej 30 vitesh. Rekordi i një viti pa humbje në Premier është me 32 fitore dhe 5 barazime në 37 ndeshje të luajtura. Për kampionët e Botës për klube nuk ka pushim dhe të dielën është në program derbi ndaj Everton në FA Cup. Me shumë interes pritet dueli Klopp-Ancelotti. Liverpool ka disa lojtarë të dëmtuar dhe Klopp sqaron: “Nuk do t’i tregoj formacionin Ancelotti-t por do bëj atë që më duket e drejtë. Jam shumë i sigurtë që Everton do luajë me formacionin më të mire dhe avantazhi jonë i vetëm është stadiumi” e mbyll gjermani./ Përgatiti Andi Kapxhiu

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rekordi i Vllaznisë së femrave, 11 herë radhazi kampione e Shqipërisë

Vllaznia e femrave nuk njeh rivale në kampionat. Vajzat shkodrane fituan në finalen e “Final…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Në prag të Final Four, FSHF publikon kalendarin, tre ndeshje në një javë

Tre ndeshje në një javë. Federata shqiptare e futbollit zbuloi dhe kalendarin për 3 javët…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Haaland i rikthehet golave, Man. City fiton 0-2 kundër Nottingham dhe ndjek Arsenalin

Në “City Ground” Nottinghami vendas u mund 0-2 nga Manchester City. “Qytetarët” tanimë janë në…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME