Categories Lajme

Një vit pa opozitë…

Nga: Artur Ajazi Po mbyllet një vit pa opozitën, po mbyllet një vit pa mendimin ndryshe në rrugë institucionale, po mbyllet një vit pa argumentin ndryshe, dhe kjo padyshim është e gabuar. Eshtë e pafalshme dhe e pakonceptueshme, që një parti politike si Partia Demokratike, ti qëndrojë “besnike” vendimeve të diktuara nga interesat e Njëshi-t, duke dëmtuar me dashje krejt linjën drejtuese të asaj partie, duke marrë si shpërblim braktisjen e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Viti 2019, do të kujtohet gjatë nga ne, si viti i mbrapsht, ku e nisi ish-opozita, me braktisjen e Parlamentit, djegien e mandateve, dhunën dhe flakën institucioneve, duke mos harruar 26 Nëntorin e tmerrshëm, ku patëm dëme të shumta njerëzore dhe materiale.

Një vit pa opozitën, pa pjesën tjetër të politikës ndryshe, aq të nevojshme në Parlamentin e një vendi demokratik. I braktisën institucionet, ata që krijuan partinë e tyre për pluralizmin politik, i braktisën mandatet ata që rrahin gjoksin se “jemi parti e djathtë”, i braktisën zgjedhësit e tyre ata që kurrë nuk kanë pushuar së foluri për “hallet dhe problemet e shqiptarëve”.

Braktisën zgjedhjet ata që kurrë nuk kanë zhvilluar një palë zgjedhje të lira, ata që nuk kanë fituar me votë të ndershme një palë zgjedhje të lira, ata që gjithmonë kanë kontestuar dhe kanë bojkotuar rezultatin e tyre, edhe kur kanë qenë në qeverisje. Ikja nga institucionet dhe dalja në rrugë, ka qenë dhe mbetet filozofia e drejtimit të Partisë Demokratike, qysh nga koha e Doktorit.

Të mësuar me “tortën” e pushtetit, të mësuar me “fitoren plebishitare” ish-opozita e vjetër, edhe sot e kësaj dite nuk e ka kuptuar se pushtetin e ka humbur, dhe jo pak por 4 herë me votën e lirë. Djegia e beftë e mandateve, ka pasuar bojkotin e shpeshtë dhe “ledhatues” të Parlamentit nga partia e SHQUP-it, ashtu sikurse ka qenë dhe anatemimi reformave, kurse bojkotimi zgjedhjeve i ka kaluar kufijtë. Shqipëria ka ecur përpara, dhe do të ecë përpara në rrugën e saj drejt Europës, ndërkohë që ky rrugëtim kërkon edhe opozitën reale, opozitën institucionale, opozitën e përgjegjshme parlamentare, dhe jo opozitën destruktive, opozitën e bojkotit dhe dhunës.

Një vit pa opozitën, padyshim është një sfidë e madhe për një vend demokratik, por kurrë Shqipëria nuk mund të mbetet peng i bajraktarëve dhe fabrikuesve të së keqes, që duan ta mbajnë vendin të mbërthyer në kriza fatale për fatet e tij. Një vit pa opozitën e SHQUP-it, nuk është ndonjë hata e madhe, kur dihet se partia e Doktorit dhe Lulzimit, kurrë nuk e kanë pranuar faktin se janë opozita.

Partia Demokratike, është sot një parti me shumë probleme, dhe shumë të “panjohura”, dhe nuk ka rregull treshi, që ti zgjidhë asaj lëmshin e përdredhur. E vetmja zgjidhje që e risjell sërish PD pikën e duhur, është shpërbërja e saj. Ideale do të ishte largimi Lulzimit, fatale do të ishte qëndrimi akoma i Doktorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME