Categories Lajme

Një vjedhje në dy ditë/ “Skifterët” shigjetojnë makinat luksoze në kryeqytet, zonat dhe markat e preferuara. Policia ngre supet

Markat më të preferuara janë “Mercedes-Benz”, “Range Rover” “BMW” dhe “Audi”  ndërsa zonat ku janë regjistruar më tepër vjedhje në kryeqytetin shqiptar janë rruga “Myslym Shyri”, “ish-Blloku”dhe “21-Dhjetori”,  “Zogu i Zi”, “Stacioni i Trenit”,Makinat vidhen kryesisht në vendparkime ndërkohë që sipas Policisë, Tirana mban vendin e parë, ku mesatarisht njëherë në dy ditë vidhet një makinë.Ndërsa një tjetër detaj ka të bëjë me atë se cilës ia vënë syrin “skifterët” ku sipas të dhënëve janë kryesisht mjetet luksoze me vlerë nga 50-100 mijë euro, ndërkohë që sipas Policisë vetëm gjatë muajit korrik u vodhën 150 makina të shtrenjta ku zbulueshmëria ka qenë pothuajse zero.

Por kush janë ata që bien më së shumti pre e këtij fenomeni? Përgjigja e kësaj pyetje është e kuptueshme për të gjithë: Emigrantët. Sipas kundër vjedhjeve në Policinë e Tiranës, rastet kur grabitësit veprojnë më së shumti janë në zona të pasigurta, si mungesa e ndriçimit apo vendet ku nuk ekziston sistemi i kamerave. Por a është dorëzuar Piolicia e shteti përballë kësaj situatë shqetësuese, ku përveç vjedhjes së mjeteve, këto të fundit shpesh herë shërbejnë edhe për realizimin e veprave kriminale, si përshembull vrasjet? Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë raportimit në Komisionin e Sigursë, pranoi se ka një shtim të rasteve për vjedhjet e automejteve nga viti në vit ndërsa nuk tregon një plan konkret masash që do t’i jepnin fund këtij fenomeni.

Por nuk janë vetëm ‘njëpërdorimi’ nëse mund të thuhet kështu i mjeteve që vidhen për të kryer vepra kriminale pasuese, si vrasjet, grabitjet dhe trefikimi i lëndëve narkotike. Ndodh shpesh që ato shiten për pjesë, e ndryshe ndodh me mjetet që vidhen jashtë vendi. Ata sillen në Shqipëri, diku me letra të rregullta, diku me false apo diku tjetër me ‘shkelje syri’, qarkullojnë lirshëm nëpër rrugët e vendit dhe janë luksoze mbi të gjitha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME