Categories Lajme

“Një “zbrazje” e frikshme po na pret”, Panariti reagon për projeksionet e OKB mbi popullsinë: Një hap na ndan nga shuarja

Ish-ministri Panariti ka reaguar përmjes një postimi në facebook, lidhur me projeksionet e OKB mbi moshën mesatare të popullsisë për dhjetëvjecarët qe vijnë

Postimi i plotë:
Një “zbrazje” e frikshme po na pret! Një hap na ndan nga shuarja. Si i bëhet?

Edhe projeksionet e OKB mbi moshën mesatare të popullsisë per dhjetevjecaret qe vijnë, vertetojne zvogëlimin dramatik te popullit shqiptar. Zvogëlohemi me shume se kater here deri ne fund te ketij shekulli! Mbetemi një grusht njerëzish të moshuar. Nga populli ende me i ri nga vendet e marra ne studim në 2020, sipas OKB do te kthehemi ne popullin me te plakur në Evropë me moshë mesatare 61.5 vjec… Gjashte dhjetevjecaret do ta ndjejnë veten te rinj dhe me te ardhme! Qesharake!
Si mberritem deri ketu?! Deri ne fillimet e viteve 90 të, diktatura komuniste ne menyre mizore dhe te dhunshme pengoi levizjen e lire te njerezve.

Per te levizur jashtë as qe behej fjale por edhe brenda vendit ajo nepermjet shkopit të “pasaportizimit” imponoi nje stabilitet dhe njetrajtshmeri demografike të popullsisë , nga jugu ne veri.. Njetrajtshmeria demografike solli njetrajtshmeri zhvillimi te vendit , brenda kornizave të izolimit .. Por sigurisht edhe barazi ne varfëri! Populli shqiptar asaj kohe kishte moshen me te re ne Evropë dhe me rritje te shpejte. .. Nga dy milionë ne vitet 70 te, arriti ne tre milionë ne vitet 80 te… Dara e diktatures, mizoria e saj e mblodhi dhe e “formatoi” vendin me dhunë dhe force .. Ky ishte qëllimi i diktaturës.. Enver Hoxha, ja tha hapur kete profesorit francez Paul Miliez që kujdesej per shendetin e tij.. Ky e pyeti diktatorin, se si ishte e mundur per nje intelektual qe kish qendruar dhe studiuar ne France, ta mbante popullin e tij te mbyllur dhe të izoluar?!

Enveri ju pergjigj : Profesor, unë do ta mbaj kete popull te mbyllur edhe per disa dhjetevjecare, sepse perndryshe shqiptaret do te bejne ate qe kane bere gjithmonë, do ta lene vendin dhe largohen ne emigrim.. Kush do ta banoje dhe ndertoje kete vend, sipas teje ?.. Tani le te kthehemi te zbrazja e diteve te sotme? Cili do të ishte mekanizmi i ndaljes se hemorragjise dhe i mbylljes se plages se emigrimit? Vetëm nje! Punesimi, Ekonomia, prodhimi, biznesi i vogël dhe i mesem! Pasurite kombetare, nafta, kromi, bakri, etj u takojne dhe tu kthehen shqiptareve. Me te ardhurat nga to, te financohen spitalet, cerdhet, shkollat, asistenca, pensionet. Pra duhet nje kthese 180 grade, në modelin e zhvillimit ekonomik te vendit, i cili duhet të garantojë që “ujërat” e te ardhurave dhe të mirëqenies, te rrjedhin nga lartë – poshtë dhe jo si tani nga poshtë lartë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME