Categories Lajme

‘Njërën e zumë në flagrancë me një partizan’/ Dokumenti i ’44 që tregon si i larguan nga ushtria dy vajza

Një dokument i viti 1944 tregon se si u larguan ga ushtria dy vajza ushtare për imoralitet. Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi ka publikuar dokumentin ku shkruhej:

Shtabi I Brigadës 20 sulmuese Shtabit të Divizionit VII, Korpusit II Duke parë papërshtatshmërinë që të qëndrojnë në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare të partizaneve Vanthi Isak gjanci dhe Vriske Thanas Pirgu, efektive të Brigadës XX sulmuese, po ju japim lirimin dhe po i dërgojmë pranë Këshillit Nacionalçlirimtar të qytetit për t’i doërguar në shtëpia e veta. Prandaj, po ju dërgojmë biografi të shkurtra për secilën.

1-Vanthi Isak: fizikisht shumë keq, jo vetëm shëndeti, por në të duket dhe të metat natyrale, mendore dhe e kaluara ka qenë imorale, ilegale dhe tani në ditët e fundit është zënë në flagrancë me një partizan të cilit nuk i përshtatet as mosha, as shëndeti, as mentaliteti; dhe për kryerjen e saj mund të ketë ngjarë si shkaktare ajo vetë.

2-Vriskë Thanas Pirgu. E njëjtë me të parën, vetë se nuk është zënë në flagrancë.

Për shtabin e Brigadës XX sulmuese

Zëvendëskomisari, Tasi Mitrushi

7.12.1944

***

Shtabi i Divizionit VII Sulmues

Korçë 9.12.1944

Zyrës së rinisë, këtu

Aty po ju dërgojmë dy shoqe, të cilat nuk mund të qëndrojnë në ushtri për shkak të imoralitetit dhe si të tilla duke qenë afër partizanëve prishin qëndrimin e tyre.

Për këtë ne mejtojmë të ua dërgojmë ju dhe i vini në ndonjë punë, p.sh. pastrimin e shtëpisë së rinisë, duke pasur mendjen te edukimi i tyre. Jo duke pasur një shumicë shoqesh, pak a shumë të ngritura, besojmë se nuk do mundin që këto të dyja të bëjnë më akte imoraliteti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME