Categories Politike

Macron do të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Presidenti francez Emanuel Makron (Emmanuel Macron) pritet të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut muajin e ardhshëm.

Në komentin e tij publik pas bllokimit të hapjes së negociatave me këto vende, ai u shpreh se do të takohet me kryeministrat Rama dhe Zaev për të folur për reformat dhe hapat që duhet të bëjnë këto vende.

Me vizitën e tij Makron duket se ka për qëllim t’u dëshmojë Shqipërisë dhe Maqedonisë se perspektiva evropiane e këtyre vendeve është e hapur dhe Franca do t’i ndihmojë për të arritur këtë objektiv.

Një burim diplomatik në Tiranë u shpreh për Exit.al se ende nuk ka detaje për këtë vizitë, pasi ajo është vendosur së fundmi dhe mbetet ende një premtim në parim.

Burimi diplomatik konfirmoi se si shenjë të mbështetjes së Francës për Shqipërinë, Presidenti Makron ka vendosur hapjen në Tiranë të zyrës të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, e cila do të zbatojë ndihmën e Francës për projekte zhvillimi në Shqipëri.

Me gjasa, ky hap mund të shënojë rritje të ndihmës franceze, e cila deri tani nuk ka qenë donator i rëndësishëm i Shqipërisë.

Makron kishte planifikuar ta vizitonte Shqipërinë fillimisht në vjeshtën e vitit 2018, në një turne Ballkanik, por ky turne u anulua. Makron vizitoi Serbinë më 16 korrik, pas anulimit të Samitit të Parisit në lidhje me negociatat Serbi-Kosovë. Edhe këtë herë ai zgjodhi të shmangte Shqipërinë.

Duket se reagimi kritik i shumë vendeve evropiane për veton praktike franceze ndaj Shqipërisë dhe veçanërisht ndaj Maqedonisë së Veriut e ka nxitur Makronin që më në fund t’i vizitojë të dy vendet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME