Categories Lifestyle

Njihuni me 6 këshilla të thjeshta si të ulni tensionin e gjakut

Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor. Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje katastrofik. Ai mund të shkaktojë diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe sëmundje të veshkave. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të ulni tensionin nëpërmjet 6 hapave të thjeshtë.

Ndryshimet E Vogla Që Luajnë Rol Të Madh Në Uljen E Tensionit Ulja e tensionit të lartë nuk kërkon ndryshime madhore në stilin e jetesës. Mjaftojnë hapa të vegjël për arritje të mëdha për këtë mision të rëndësishëm për shëndetin.

Humbisni në Peshë Deri më tani, ekspertë thonë se rënia nga pesha është hapi më efikas për uljen e tensionit të gjakut. Sipas ekspertëve, edhe humbja e 2 kilogramëve mund të ulë tensionin e gjakut.

Lexoni Etiketat – Hiqni kripën Kripa është një nga produktet më tinëzare që e gjen rrugën në tryezat tona. Ushqimet industriale që blejmë në supermarkete janë të tejmbushura me kripë. Sasia e rekomanduar ditore e kripës për njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut është 1.500 mg në ditë.

Por kjo është ekuivalente me një majë luge çaji. Ekspertët rekomandojnë që kur të blini ushqime të gatshme në supermarket të lexoni me kujdes etiketat që të zbuloni sasinë e vërtetë të kripës. Produktet më të kriposura janë ato të brumit, picat, proshutat, sallamërat, supat dhe paninet e gatshme.

Lëvizni Ekspertët rekomandojnë që të kryeni të paktën gjysëm ore në ditë aktivitet fizik për pesë ditë me rradhë. Zgjidhni aktivitetin e preferuar fizik dhe lëvizni në të mirë të shëndetit.

Ngritja e Peshave të Lehta Ngritja e peshave të lehta është një aspekt i rëndësishëm i aktivitetit fizik. Gratë humbasin shumë masë muskulare me kalimin e moshës ndaj ngritja e peshave është e domosdoshme për rimëkëmbje.

Kujdes me Alkolin Pirja e tepërt dhe e shpeshtë e alkolit mund të rrisë ndjeshëm tensionin e gjakut, ndaj ekspertët rekomandojnë që të tregoni kujdes.

Stresi Hormonet e stresit ngushtojnë enët e gjakut dhe rrisin tensionin. Stresi i vazhdueshëm mund të nxisë vese jo të mira që rrezikojnë shëndetin kardiovaskular. Këtu përfshihet: ngrënia e tepërt, gjumi i pakët dhe abuzimi me substanca të ndryshme dhe alkolin. Kjo është arsyeja përse eliminimi i stresit duhet të jetë prioriteti juaj i rradhës./AgroWeb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME