Categories Teknologji

Njihuni me pajisjen që të shpëton jetën nga tërmetet

Një sistem inovativ  paralajmëron në kohë për tërmetet, i testuar me sukses në vendet e huaja, pritet të gjejë zbatim edhe në Greqi përmes një projekti pilot. Pajisja u paraqit në Ekspozitën Ndërkombëtare në Selanik nga Drejtori i Institutit Gjeodinamik dhe Profesor i Sizmologjisë në Universitetin e Athinës.

Ky program, i quajtur “ARIS”, është ndërmarrë nga  zoti ë Akis Tselentis për ta zhvilluar dhe zbatuar atë në Greqi. Sipas profesorit, megjithëse fillimisht sistemi synonte të mbronte njësi të mëdha industriale, tashmë po shtrihet dhe më gjerë për  mbrojtjen e zonave urbane. Sistemi zbulon shfaqjen e një tërmeti, vlerëson madhësinë dhe vendndodhjen e tij, llogarit kohën kur do të mbërrijë në një zonë të caktuar. Bazuar në distancën nga qendra dhe rrezikshmërinë e  valëve sizmike, vlerëson efektin e tyre dhe informon për katastrofën e ardhshme. Pajisja vlerësohet se paralajmëron  8-20 sekonda nga goditja e tërmetit por edhe më shumë për tërmetet e largëta.

Gjithçka përkthehet në jetë të shpëtuara. Në ato pak sekonda, qytetarët mund të mbulohen, mund të aktivizohen sistemet e mbrojtjes, çelësat e energjisë ose të gazit mund të mbyllen, ndërmarrje të mëdha mund të ndërpresin furnizimet e materialeve të ndezshme, trenat mund të ndalojnë dhe shmangin më të keqen.

“ARIS”, siç shpjegon dhe raporton sizmologu i mirënjohur, mund të shtrihet në Patras dhe rajonin më të gjerë të Greqisë Perëndimore, për shkak të sizmicitetit të fortë të zonës dhe për mbrojtjen e instalimeve të gazit natyror. Akis Tselentis thotë se sistemi mund të përdoret në shkolla, trena dhe madje edhe në Metro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME