Categories Lajme

Njihuni me “Suden bullgare” që mashtroi milionerët dhe u zhduk me 3.5 miliardë dollarë

Me zjarrin që dilte nga skena, muzikën e lartë dhe turmën që ulërinte, sallat e mbushura plot të jepnin idenë e një koncerti rroku më tepër se sa të një konference ekonomike. Pastaj, kur mijëra sy ishin fiksuar tek ajo, gjermano-bullgarja, Dr. Ruja Ignatova niste të shpaloste vizionin e saj të jashtëzakonshëm për ekonominë; të quajtur OneCoin, si analogji me të famshmen bitcoin, përmes të cilës investitorë të vegjël kishin bërë miliona duke u vetëpërjashtuar nga rregullat dhe tarifa të kushtueshme të bankave tradicionale.

Sharmantja 36-vjeçare i drejtohej turmës nëpër konferencat-koncerte të mbajtura në vende të ndryshme duke i ftuar të mos humbin kohë për t’u bërë pjesë e këtij sistemi, sipas saj revolucionar, që do të bëhej edhe më i madhe se bitcon në pak vite. Ajo i nxiste ata të investonin.

Dhe deri në mars 2017, më shumë se 3.5 miliardë dollarë ishin investuar në sistemin OneCoin nga 175 vende. Mendohet se rreth 100 milionë kishin ardhur nga Britania e Madhe. Pas kësaj doktoresha gjermano-bullare e ekonomisë u zhduk në drejtim të paditur, bashkë me miliardat që fitoi përmes mashtrimit spektakolar. /Daily Mail

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME