Categories Lajme

Njoftoi familjarët se do të kthehej nga Greqia përmes malit të Gramozit, “zhduket” 60 vjeçari

Një 60-vjeçar nga Erseka ka humbur kontaktet me familjen ditën e djeshme, ndërkohë policia vijon punën për gjetjen e tij.

Mësohet se shtetasi me iniciale N.Zh. ka telefonuar ditën e djeshme familjarët nga Greqia, duke i njoftuar se do të kthehej në Ersekë.

Ai punonte në shtetin grek me punë sezonale, ndërsa ka marrë rrugën për t’u kthyer nga mali i Gramozit në kushte shumë të këqija atmosferike për shkak të reshjeve.

Familjarët nuk kanë mundur ta kontaktojnë në telefon.

Sipas policisë nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me 60 vjeçarin dhe nëse është kthyer mbrapsht drejt shtetit grek.

Kërkimet kanë filluar që prej ditës së djeshme, ndërsa sot nëpërmjet dronit është bërë krehja e një pjese të zonës së Gramozit, por pa rezultat. Pritet në vijim të shihet në bazë të kërkimeve mes policisë shqiptare, policisë kufitare dhe asaj greke, nëse do të arrihet të gjendet 60-vjeçari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME