Categories Politike

Njohja e Kosovës, Vuçiç: Unë jam gati të diskutoj të gjitha kompromiset e mundshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur në lidhje me dialogun me Kosovën në televizionin FACE TV përballë gazetarit boshnjak Senad Haxhifejzovic, i cili nuk ngurron ti përmend realitetin e padëshirueshëm zyrtarëve serbë sa herë që i ka përballë.

Gazetari Haxhifejzovic e ka pyetur Vuçiçin se a do ta njihte Kosovës nëse do t’i thuhej se “prej nesër Serbia do të bëhet anëtare BE-së”. Presidenti serb tha se do të shprehej se e respekton kushtetutën serbe.

“Ata nuk mund ta thonë këtë për shkak të rrethanave të tyre. Unë do të thoja: “Po, ne meritojmë të jemi pjesë e BE-së, por kjo nuk do të thotë që unë kam të drejtë ta copëtoj vendin tim në asnjë mënyrë”. Unë e respektoj Kushtetutën e Serbisë. Unë jam gati të diskutoj të gjitha kompromiset e mundshme dhe të mos e lëmë një konflikt të ngrirë për brezat e ardhshëm. Nuk mund të flas për zgjidhjen ideale sepse do të zbuloja disa nga hartat tona para dialogut”, -shpjegoi Vuçiç.

Para një muaji, gazetari Senad Haxhifejzovic i ka kërkuar ambasadorit të Rusisë në Bosnje e Hercegovinë, Igor Kalabukhov, të thoshte “Republika e Kosovës”, pasi ky i fundit paraprakisht i kishte kërkuar atij që të thoshte “Republika Srpska” dhe të mos e përdorte shkurtesën “RS”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME