Categories Lajme

Njohja e patentave shqiptare në Gjermani, këto janë dy kategoritë që përjashtohen

Anduena Stephan, konsulle nderi e Shqipërisë në Gjermani në landin e Rhinit të Veriut dhe Vestfalisë, ka folur në lidhje me vendimin e qeverisë gjermane për të njohur patentat shqiptare. Në një emision televiziv ajo tha se patentat do të njihen pothuajse pa kushte, por do të ketë dy raste përjashtuese.

Stephan tha: Duhet ta ndajmë në dy pjesë, shqiptarët kanë pasur gjithnjë të drejtën të përdorin patentën e tyre deri në 6 muaj, ata që kishin rezidencën dhe më pas të bënin provimin. Me vendimin e sotëm, ky proces ka ndryshuar. Bëhet tani njohja e patentave shqiptare përmes një procesi të lehtësuar.

Vendimi  pret Shqipërinë dhe Kosovën. Vendimi nuk ka një automatizëm, pra nuk ndryshon sot për nesër. Duhet të nënshkruhet marrëveshja nga dy palët, pritet brenda kësaj pranvere. Ky është procesi i radhës dhe vendimi qe hyn në fuqi më pas.

Vendimi për njohjen e patentave është marrë pa kushte, me përjashtim të dy përjashtimeve, për shoferët që kanë patentën AM, që kanë motoçikleta të vogla, kërkohet provim ekstra. Për shtetasit kosovarë nuk është e nevojshme. Për shkak të ngjashmërisë së legjislacionit dhe mënyrës si bëhen testet në dy vendet, do kenë shtyrë që të merret ky vendim. Është provim i thjeshtë në Gjermani dhe me kosto të ulët.

Është pikë që duhet pasur parasysh. E dyta që është shumë e rëndësishme, është se patentat e të gjitha llojeve njihen por nuk ka një konvertim, një njohje automatike të klasit T, për automjetet në fushën e bujqësisë të një madhësie të veçantë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME