Categories Kuriozitete, Lajme

Noeli 11 vjeç bën shpikjen e madhe që ndihmon dhe mjekët: Nuk krijohet dot 100% në Shqipëri, do iki në Amerikë

“Çdo person duhet të fillojë të investojë që tani, se kur të arrini 18 vjeç nuk është se kur të dilni nga shkolla do ju jepet direkt puna.”

Ky është Noel Beqiraj. Ai është vetëm 11 vjeç dhe që tani ka nisur të investojë për të ardhmen e tij. Ai ka marrë patentën për shpikjen “smart hand clean”.

“Është një dezinfektant që vendoset në pjesën fundore të telefonit dhe ka një gyp që nxjerr dezinfektant. Kjo do të ndihmojë shumë jo vetëm për pandemitë, por edhe për ata që punojnë në mjekësi, bëjnë punë të rënda, për të gjithë.”- shprehet ai.

Kjo shpikje, jo vetëm mban larg mikrobet, por kursen edhe para. “Unë shoh që një person e ka gjithmonë telefonin në dorë, por jo dezinfektantin dhe në këtë moment, unë me mendimin tim kritik them pse mos të krijoj një produkt që edhe t’u kursejë para njerëzve.”- thekson ai.

Noeli thotë se Shqipëria nuk e bën të mundur realizimin industrial të shpikjes së tij. “Nuk krijohet dot 100% në Shqipëri. Ndërtimi i plastikës mund të bëhet, por jo i gypit që nxjerr dezifektantin.”- shprehet i mituri.

Andaj edhe pse i vogël, Noeli nuk e sheh të ardhmen në Shqipëri.“Unë do të doja ta bëja edhe gjimnazin në Shqipëri dhe pastaj universitetin jashtë shtetit, preferencë kam Amerikën.”- nënvizon Beqiraj.

Kjo është “fitorja” e parë e Noelit, që me mbështetjen e familjes pritet të pasojë shumë të tjera, me qëllimin e vetëm: T’i japë jetë pasionit e ëndrrës së tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME