Categories Lajme

Noka nga selia: I bëra me dije Bashës që Kuvendi do mblidhet kundër tij, po ushtron presion për të penguar Berishën

Një tjetër përplasje mes deputetit demokrat Flamur Noka dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha ka ndodhur ditën e sotme në selinë blu.

Vetë Noka, pasi ka dalë nga takimi me Bashën, ka deklaruar se i ka thënë këtij të fundit se nuk do të mund ta ndalojë mbledhjen e kongresit dhe kuvendit të partisë. Noka akuzoi Bashën se po i bën presion kryetarëve të PD në rrethe, për t’i mbyllur derën Sali Berishës. Edhe për deputetët e tjerë që kanë mbajtur krahun e Bashës, Noka tha se kanë qenë nën presion.

Deklarata e Nokës: Ideri i opozitës të kapet pas të ashtuquajturës pro-amerikanizëm dhe të sulmojë bazën si anti-amerikane, ajo që i bëra me dije është se Kongresi i Partisë do të mblidhet, Kuvendi do të mblidhet, jo për të shqyrtuar ndonjë vendim të SHBA, por do të mblidhet kundër Lulzim Bashës, që është kryetar ilegjitim. Gjithçka është një proces, dhe askush në Republikën e Shqipërisë nuk mund të ndalojë vullnetin e anëtarëve të PD për t’u shprehur.

Nga informacionet që kemi ka disa ditë që ka filluar një tur takimesh me drejtues degësh, duke iu bërë shantazh, duke i presioniuar që të mos i hapin derën liderit të PD, Sali Berisha. Kjo nuk është vetëm e turpshme por është e neveritshme.

Unë kam 30 vjet në këtë parti, kam ardhur që fëmijë, po të ishte për interesat e mija…unë jam angazhuar në politikë për të mirën e gjithë shqiptarëve. Asnjë përplasje, asnjë përçarje nuk do të ketë sepse shumica e demokratëve janë kundër vullnetit të shprehur të kryetarit të partisë.

Kjo ishte arsyeja pse ai nuk u konsultua me institucionet dhe e mori vendimin natën. Foltorja po i bashkon demokratët. Kjo parti që është sot në drejtimin e Bashës nuk është fituese. Demokratët kanë nevojë për një lider që i çon drejt fitores. Çdokush që ka dalë krah vendimit të Bashës është detyruar. Kanë dalë të zbehur, të venitur sepse asnjëri s’ka qenë pro atij vendimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alternime kthjellimesh dhe varënsira mesatare, si do ndryshojnë temperaturat sot

Alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, si do ndryshojnë temperaturat sot Ditën e sotme vendi ynë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu bë atentat me armë zjarri teksa po pinte kafe, ndërron jetë 44-vjeçari shqiptar në Bruksel (EMRI)

44-vjeçari shqiptar, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, 28 prill,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME