Categories Kulture

Nuk mori pjesë në mbrëmjen gala në TKOB, flet Inva Mula: Edhe 99 vjeç s’shkoj si spektatore, aty nuk u fol për prindërit e mi

Sopranoja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Inva Mula ka folur pak ditë pas mbrëmjes gala të hapjes së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku ishin të ftuar personalitete e figura të rëndësishme, mes tyre dhe tenori i famshëm, Placido Domingo. Por vetë sopranoja nuk mori pjesë në këtë event.

Duke folur për “Tirana Post”, Inva Mula ka sqaruar se ajo ka marrë ftesë për në mbrëmjen gala, por si spektatore. Ajo është shprehur se nuk mund të pranonte një ftesë të tillë, pasi eventi përkonte edhe me një përvjetor të teatrit, i cili ka të bëjë me prindërit e sopranos, Avni dhe Nina Mula.

“Më vjen keq që kanë dalë, se po bëhet si gjyq. Kuptuat apo nuk kuptuat? Jam ftuar në publik po. Më ka ardhur ftesë nga sekretarja e drejtorisë, për të qenë në publik, si spektatore, dhe nga Ministria e Kulturës si spektatore, por nuk e kam pranuar. Nuk mund të jem spektatore.

Inva nuk mund të jetë spektatore. Unë mund të isha edhe 99 vjeç, prapë nuk do isha spektatore në një ngjarje të tillë. Se nuk ishte vetëm hapja e rinovimit të teatrit, por përkonte me një përvjetor të teatrit. Ky teatër ka një histori.

Ky teatër ka një memorie e cila rëndon mbi supet e shumë artistëve. Po një peshë, një gur i rëndësishëm në këtë memorie është familja Mula aty brenda. Nuk bëhet fjalë për Invën. Bëhet fjalë për Nina dhe Avni Mulën. Nuk e di, por paskam bërë shumë mirë që s`kam qenë dhe si spektatore, pasi aty nuk është folur për prindërit e mi.

Atje nuk ka dalë një imazh i premierës të Invës 22-vjeçare me Traviatën, që kam thyer të gjitha rekordet. Deri atëherë nuk kishte ndodhur një gjë e tillë. Domethënë, nëqoftëse historia në Shqipëri do shkruhet nga njerëz të cilët ose nuk e njohin, ose janë dashakeqës”, u shpreh Mula.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME