Deputeti i PD-së, Flamur Noka u ka hedhur miell në fytyrë punonjësve të Gardës tek dera e Kuvendit.
Noka i ka akuzuar se po i shërbejnë sipas tij narkoregjimit, duke theksuar se po ndalojnë përfaqësuesit e popullit të hyjnë në Kuvend.
“Janë pjesë e mazhorancës, po i shërbeni narkoregjimit. Në krye të detyrës, të ndalosh përfaqësuesit e popullit të hyjë në Kuvend”, tha Noka.

