Categories Showbiz

Nominimet e Bafta Film Awards 2019

Me 12 nominime, filmi ”The Favourite” është si për ironi, favoriti në garën e sivjetshme të çmimeve “Bafta”. Njoftimi erdhi pak ditë pasi aktorja kryesore e tij, Olivia Colman fitoi një “Glob të Artë” për interpretimin e Mbretëreshës Anne. Numri i kandidaturave e shkëput shumë “The Favourite” nga rivalët e tij më të afërt; “Bohemian Rhapsody”, “A Star Is Born” dhe “Roma”; e po dëshmohet tejet popullor edhe në radhët e publikut.

”Box Office” është matësi më i mirë për këtë dhe filmi britanik ka grumbulluar në javën e parë të shfaqjes në kinematë e Mbretërisë së Bashkuar dhe ato irlandeze, plot 4 milionë paund. Colman është nominuar në kategorinë e “aktores më të mirë”, ndërsa dy aktoret e tjera që interpretojnë në krah të saj, Rachel Weisz dhe Emma Stone, konkurrojnë për trofenë e “aktores më të mirë në një rol dytësor”. Çmimet ”Bafta” do të ndahen në “Royal Albert Hall” të Londrës, më 10 shkurt. Kjo do të jetë një prej ceremonive të fundit të rëndësishme përpara natës së madhe të “Oscars”, që do të mbahet në ”Hollywood” më 24 shkurt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME