Categories Lajme

Emergjencat Civile të Bashkisë Tiranë u vijnë në ndihmë qytetarëve

Në 24 orët e fundit, Emergjencat Civile të Bashkisë së Tiranës u kanë ardhur në ndihmë dhjetëra qytetarë në situatë rruge apo që kanë qenë në vështirësi.

Grupet e punës të ngritura në të gjithë territorin kanë evidentuar dhe kanë trajtuar të gjitha rastet. Kur ka pasur raste më të rënda, ata janë dërguar për trajtim në qendrat shëndetësore apo në QSUT e më pas janë strehuar në strehën permante të ngritur posaçërisht nga Bashkia e Tiranës për njerëzit në situatë rruge në Shkozë. Përmes një postimi në tëitter, kryebashkiaku Erion Veliaj u kërkon të gjithë qytetarëve që të jenë të vëmendshëm dhe të njoftojnë për çdo rast në numrat pa pagesë 112 ose 0800-0888.

Në 24h orët e fundit Emergjencat Civile @BashkiaTirane kanë shpëtuar dhjetra qytetarë në situatë rruge për t’i strehuar tek @ShelterTirana. Sh. krenar për humanizmin e skuadrës tonë! Nëse shihni dikë të pastrehë këto ditë të vështira, ju lutem telefono FALAS tek 112 ose 0800-0888”, shkruan Veliaj.

Dy prej qytetarëve të ndihmuar nga Emergjencat Civile të Bashkisë së Tiranës rezultuan nga vizitat shëndetësore me probleme me tensionin, ndërkohë një tjetër kishte djegie dhe u diagnostikua edhe me diabet./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME