Të paktën 9 persona u plagosën dhe rreth 200 veta u evakuuan, të mërkurën, pas një rrëshqitje toke në një qytezë, në veri të Oslos, në Norvegji. Policia norvegjeze u lajmërua, në orën 4 të mëngjesit, për rrëshqitje masive të dherave, dhe se tetë shtëpi u shkëputën nga trualli i tyre, në një zonë të banuar nga afërsisht 5000 njerëz.
Policia e përcaktoi këtë si një katastrofë dhe deklaroi në Twitter se, “disa shtëpi janë dëmtuar nga rrëshqitja e dheut. Shërbimet e urgjencës, me ndihmën e mbrojtjes civile dhe ushtrisë norvegjeze, janë në proces të evakuimit’’.

