Categories Sport

NOTAT/ Shkëlqen Hysaj, Strakosha konfirmohet në Europa League, feston edhe Edy Reja

Fitorja në derbi përballë Romës bën me krahë Lazio. Bardhekaltërit rikthehen fuqishëm edhe në Europa League duke marrë një fitore të pastër 2-0 kundër Lokomotivë Moskës.

Feston Sarri për këtë trepikësh të parë por feston edhe Edy Reja. Nuk ka lajm më të mirë për teknikun e kombëtares se sa të shoh titullar Thomas Strakosha përpara sfidave të tetorit.

Sarri i besojë sërish pavarësisht gafës së bërë kundër Galatasaray. Strakosha mbajti portën e pa prekur ndërsa në përfundim të ndeshjes u vlerësua me notën 6: “E nisi ndeshjen disi i kontraktuar, kjo u pa qartë në topat e gjatë dhe jo preciz.

Rusët e ngacmuan pak por kur u thirr në apel nuk gabojë në asgjë”. Si gjithnjë titullar fiks për Lazio ishte dhe Elseid Hysaj, një nga lojtarët më të vlerësuar, nota 6.5:

“Në ndeshjen e tij të 250 nën urdhrat e Sarrit zhvillojnë një paraqitje të madhe. Është praktikisht kudo duke shoqëruar të gjithë aksionet sulmuese dhe duke mbyllur kur ishte e nevojshme.

Shpëton Lazio nga goli i barazimit duke larguar topin me kokë gjatë një goditje këndi, pavarësisht se nuk është specialiteti i tij”, shkruajnë mediat italiane. Në lidhje me sfidën, Lazio zgjidhi gjithçka që në pjesën e parë fal golave të Toma Basic dhe Patric.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME