Categories Lajme

Noteri gabon në regjistrimin e pronës së qytetares në kadastër: Mos më çaj b…. nuk t’i jap dokumentet

Shpresa Shushku tregoi për emisionin Fiks Fare se noteri Sami Dervishi ka bërë një gabim në hartimin e kontratës së dhurimit. Nëpërmjet të cilës Shushku bëhej pronare e një pasurie të dhuruar nga daja i saj. Në dokumentet që Shushku ka dorëzuar në zyrën noteriale ishte  e qartë që kjo pasuri mbante numrin 714-1, ndërkohë kontrata e dërguar në hipotekë nga noteri mban numrin 714-2.

Shpresa tregon se ka shkuar te noteri të marrë një kopje të dosjes, por ai  nuk ia jep madje e nxjerr me dhunë nga zyra dhe e fyen,  dhe kjo e gjitha sipas dokumenteve është se vetëm prej gabimit që ai ka bërë.

Qytetarja ka paraqitur tek noteri një dokument ku figuron se zoti Ali Alla , ka blerë nga Enti Kombëtar i Banesave , apartamentin me nr pasurie, 714/1.

Qytetarja ka kërkuar nga noteri që të përpilonte aktin e dhurimit nga daja i saj zoti Ali Alla, tek ajo.Nga kontrata e shitblerjes kjo pasuri mban numrin 714/1. Noteri Sami Dervishi, në aktin e dhurimit që ka përpiluar dhe ia ka kaluar kadastrës në sistem, ka nryshuar numrin e pasurisë nga 714/1 në 714/2.

Po në të njëjtën ditë, i njëjti noter ka hartuar edhe një prokurë për të njëjtën pasuri për zonjën Shpresa Shushku. Në këtë rast noteri nuk e ka ngatërruar numrin  e pasurisë për apartamentin, pra e shkruar saktë  nr e pasurisë 714/1

Noteri e ka konstatuar që ka bërë këtë gabim.Madje ai i është drejtuar Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në datën 29 qershor 2020 me një kërkesë për të lëshuar një  vërtetim, që tregon se gabimi është  bërë nga zyra e tij noteriale.

Edhe pse noteri i ka drejtuar këtë kërkesë ASHK-së, ai nuk ka vijuar më tej me procedurat e korigjimit të gabimit.

Zonja, Shushku është detyruar që të ndjekë procedurat në kadastër me një avokat  privat duke iu shtuar  shpenzimet për korrigjimin e gabimit të kryer prej zyrës noteriale të zotit Sami Dervishi.

Qytetarja Shpresa Shushku paraqitet në zyrën e noterit Sami Dervishi për të tërhequr një kopje të dokumenteve që ka dorëzuar pranë tij para nënshkrimit të konratës së dhurimit të apartamentit nga daja i saj.

Noteri, i cili në arkivën e tij ka dokumentin për apartamentin me nr pasurie 714/1, për të cilin ka bërë gabimin gjatë aplikimit në Agjencinë e  Kadastrës, nuk pranon t’ia japë. Por ai i thotë mos më ç….by… dhe e shtyn që të dalë nga zyra. Ditën e dytë në të njëjtën mënyrë vepron edhe sekretarja e noterit duke i mbyllur derën dhe duke i thënë zhduku qytetares.

Gazetarët e Fiksit shkuan te noteri i cili gabimin e quan si faj të sistemit dhe se për këtë ka kërkuar rregullim në kadastër, por qytetarja nuk ka qenë më e interesuar, noteri mohon ta ketë fyer qytetaren.

Ndërkohë Kryetarja e Dhomës së Noterëve, Mimoza Sadushi thotë se noteri e ka detyrim ligjorë ta jap kopjen e dosjes “nuk dua ta besoj që një noter ka patur një sjellje si ajo e Dervishit”,  përfundon Znj. Sadushi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME